VIDEO: Strakosha shpëton Lazion, vjen fitorja e dytë

16 Shtator 2018, 20:41Sport TEMA

Lazio mori një fitore minimale në shtëpinë e Empolit dhe tani shkon në kuotën e 6 pikëve në renditje.

Në stadiumin “Castellani” takimi u vendos nga goli i Parolo-s, i cili shënoi pas vetëm 2 minutash lojë në pjesën e dytë për bardhekaltrit.

Në pjesën e parë Wallace goditi shtyllën me kokë (në shtesë), ndërsa në të 89’ një tjetër shtyllë e Correa-s.

Por fundi i takimit mund të ishte i hidhur për Lazion, nëse nuk do të ishte për Thomas Strakoshën.

Gardiani i kuqezinjve bëri mrekullinë në minutën e 5 shtesë pas tentativës së Caputo-s.

Empoli i drejtuar nga Andreazzoli vazhdon që të qëndrojë në kuotën e 4 pikëve.

Kjo fitore bëhet edhe më e bukur për bardhekaltrit, të cilët kalojnë rivalët e Romës në renditje, pasi ata barazuan me Chievo-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje