Juventusi është gati të përdorë sulmuesin argjentinas Paulo Dybala, në përpjekjen për të risjellë në Torino Paul Pogba.
“Sunday Mirror Sport” zbuloi se në korrik kampionët e Serisë A tentuan të marrin përsëri Pol Pogban, i cili u largua para dy vitesh tek Manchester United me shumën e 89 milionë paund.
Dhe tani ata janë të gatshëm të ofrojnë Paulo Dybalan, për të marrë Pogban pasi të dy futbollistët vlerësohen rreth 150 milionë euro secili.
24-vjeçari argjentinas nuk ka arritur do të jetë pjese e formacionit të trajnerit Massimiliano Alegrit pas ardhjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madridi.
Dybala tashmë po shqyrton mundësitë e tij për tu larguar nga Torino në fillim të janarit kur hapet dhe merkato e dimërit.
Manchester United po lufton për të mbajtur Pogba pavarsisht përplasjes së tij me Jose Mourinho sezonin e kaluar.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka refuzuar të konfirmojë se dëshiron të qëndrojë në Old Trafford pas deklaratave që agjenti i tij ka thënë duke u shprehur se në drejtim të klientit të tij ka pasur oferta nga klubet më të mira të Evropës.
Opsionet e tjera për të dy lojtarët, Pol Pogba, dhe Paulo Dybala, janë edhe Real Madrid dhe Barcelona që shihen si opsionet e mudshme për të vijuar karrierën.
Por, Juventusi beson se Pogba është ende i hapur për një kthim në klub, ku ai tregoi formën e tij më të mirë. (TemA)