VIDEO: Kukësi thyen Teutën në "Niko Dovana", vendos Rexhinaldo

15 Shtator 2018, 20:47Sport TEMA

Kukësi i shkakton humbjen e parë Teutës duke fituar në “Niko Dovana” 1-0 falë golit të sulmuesit Reginaldo.

Vendasit e dominuan ndeshjen, por nuk arritën të shfrytëzonin rastet e krijuara.

Kjo ishte humbja e parë për Teutën në këtë sezon dhe goli i parë në katër ndeshjet e para.

Teuta qarkullon më tepër topin në 15’ minutat e para, por rastet e rrezikshme mungojnë. Loja bazohet në mesfushë, me ekipet që po studiojnë njëra-tjetrën.

Pas një aksioni të shpejtë, Kukësi kaloi në avantazh me anë të Reginaldo, i cili përfitoi nga një përgjysmim e mbrojtjes së bregdetarëve dhe mposhti portierin Hidi (18’).

Teuta përgjigjet menjëherë me Camara, i cili provon me kokë pas një krosi nga e majta, por verilindorët largojnë në këndore (19’). Teuta i afrohet sërish golit me Prognin që shkarkon të djathtë, por gjuajtja e tij nuk ka saktësinë e duhur (26’).

“Djemtë e Detit” i afrohen sërish golit 7’ minuta përpara fundit. Kallaku jep një top të bukur në zonë për Latif, por Cuculi largon në këndore duke devijuar një gol të sigurt.

Vendasit provojnë sërish në aksionin e radhës me Camara, i cili teston gatishmërinë e Frashërit me një gjysmë roveshatë, por portieri bën një ndërhyrje vendimtare duke larguar topin në këndore.

Pak para fundit vendasit kanë rastin më të mirë për të barazuar ndeshjen, por Kallaku gabon fatalisht me portën e boshatisur (45’).

Edhe pjesa e dytë nisi me Teutën në sulm. Camara ka një mundësi të mirë për të barazuar, por pret Frashëri (47’). Tre minuta më vonë është Kukësi që sulm, braziliani Cordiero tenton portën me një gjuajtje të fuqishme, e cila ndalet në traversë (50’).

Në këto minuta miqtë luajnë mirë dhe provojnë të shfrytëzojnë hapësirat që Teuta le në mbrojtje. Latif ka një rast të artë për të barauzar, pas një kundërsulmi, por afrikani gabon edhe pse nga një pozicion i favorshëm (71’). Latif shpërdoron sërish 8’ minuta më vonë duke humbur një shans të volitshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje