Arsenali mori një fitore tepër të rëndësishme 2-1 në fushën e Newcastle falë golave të Granit Xhakës dhe Mesut Ozil, të realizuar të dy në pjesën e dytë të ndeshjes. Fitorja – e treta radhazi për skuadrën e Unay Emery – e ngjit në vend të shtatë në renditje ndërsa zhyt Neëcastle të drejtuar nga Rafa Benitez në vendin e tretë nga fundi me vetëm një pikë në pesë takime.
Loja nuk nisi shumë mirë për londinezët që u dukën të shpërqendruar me Neëcastle që u mbrojt mirë. Të vetmin rast për miqtë e pati Alexandre Lacazette, i cili e shpërdoroi.
Në pjesën e dytë, “Topçinjtë” zbritën me fytyrë tjetër në fushë dhe arritën të realizonin shumë shpejt, vetëm katër minuta pas fillimit të saj, kur Xhaka ekzekutoi mjeshtërisht me të majtën një goditje dënimi.
Goli i katërt me fanellën e Arsenal për mesfushorin me origjinë shqiptare, i realizuar edhe ky, si gjithë të tjerët, me goditja nga jashtë zonës.
Nëntë minuta më vonë ishte Xhaka një pasi depërtoi nga e majta dha një pasim të bukur për Lacazette, gjuajtja e francezit u devijua nga një mbrojtës por topi përfundoi në këmbët e Ozil i cili me qetësi e dërgoi në rrjetë. Ishte ndeshja e 200-të e mesfushorit gjerman për Arsenal, të cilën e festoi me golin e 38 për klubin anglez.
Dy minuta nga fundi i kohës së rregullt Cech i mohoi golin vendasve kur priti një goditje fantastike me kokë nga Joselu, por nuk mundi të përsëritej në kohën shtesë në rastin e gjuajtjes së Clark, po me kokë, që i dha Newcastle një gol nderi në një ndeshje për t’u harruar.