Bundesliga startoi sot pas pushimit dy javor për shkak të kombëtareve dhe në orën 15:30, 10 skuadra zbritën në fushë.
Bajerni fitoi me vështirë në shtëpi kundër Bajer Leverkuzenit dhe u desh një karton i kuq i miqve që bavarezët të fitonin 3-1 në minutat e fundit.
Hofenhaimi ishte supriza e parë, pasi u mposht nga skuadra modeste e Duseldorf.
Mainc fitoi me vështirësi në shtëpi 2-1 kundër Ausburgut, ndërsa Lajpcig mori tri pikët e radhës, pasi mposhti 3-2 miqtë e Hanoverit, shkruan “Vipsport”.
Volfsburgu duket se është mbreti i barazimeve në Gjermani, pasi edhe këtë javë nuk mori më shumë se një pikë në shtëpi kundër Herta Berlin, në barazimin 2-2.
Bajern – Leverkuzen 3-1
Duseldord – Hofenhaim 2-1
Mainc – Ausburd 2-1
Lajpcig – Hanover 3-2
Volfsburg – Herta B. 2-2