Duro debuton me fitore, Kamza merr tre pikë ndaj Kastriotit

15 Shtator 2018, 17:54Sport TEMA

Debutim me fitore edhe në kampionat për Klodian Duron në stolin e Kamzës.

Pas dy humbjeve radhazi skuadra nga periferia e kryeqytetit mposhti 2-0 Kastriotin duke regjistruar suksesin e dytë sezonal dhe duke i shkaktuar Kastriotit disfatën e tretë rresht.

Në minutën e 13-të malazezi Rolovic realizoi golin e epërsisë për Kazmën dhe të parin për të në këtë sezon, ndërsa pak para fundit të pjesës Masato Fukui gjeti edhe golin e dytë për skuadrën e Duros duke vulosur suksesin e Kamzën që në pjesën e dytë vetëm sa menaxhoi rezultatin.

I guximshëm edhe Klodian Duro në këtë sfidë të parë pasi guxoi duke hedhur njëkohësisht në fushë, Rolovic, Plakun, Fukuin dhe Martinenën, 4 lojtarë me tipare të theksuara sulmuese dhe në fund zgjedhjet e tij rezultuan të goditura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje