Skandali/ Stadiumet bosh në ndeshjet e Kategorisë së Parë, futbolli po luhet për…qejf

15 Shtator 2018, 19:06Sport TEMA

Nesër mbyllet edhe java e dytë e Kategorisë së Parë, por ajo që të bën përshtypje është mungesa e tifozëve! Klubet duhet që të paguajnë stjuartë, por kjo sjell kosto.

Ndaj edhe drejtuesit e ekipeve kanë mbyllur balloret për të shmnagur kostot dhe ruajtjen e sigurisë me stjuartë.

E jo vetëm kaq, por disa klube, si për të mos afruar tifozët kanë vënë edhe çmime të kripura, madje për të parë një nddeshje në Kategorinë e Parë, duhet që të paguash 200-500 lekë një biletë! Absurditet për atë që prodhohet në fushën e lojës!

Në fakt, kjo ishte një problematakë që hasi debate edhe në Superiore, ndërsa në dy javët e para të Kategorisë së Parë, edhe ata pak tifozë që ndiqnin ekipet e zemrës nuk do të kenë mundësi që t’i shoqërojnë më, madje as në ndeshjet në “shtëpi’, sepse në transfertë as që bëhet fjalë!

Në Ballsh, Pogradec, Lushnjë, Fushë-Krujë stadiumet kanë qenë bosh, madje në ballore edhe ndonjë polic që shfaqej gjatë sezonit të shkuar duke ngrënë fara, madje edhe në ato 90-minuta duke dalë “jashtë detyrës” për të parë një ndeshje futbolli në nivele amatore, nuk ishte as ai!

Futbolli në Kategorinë e Parë duket se po luhet për qejf, madje, as ata tifozë që kanë qëndruar në ballore dhe i kanë dhënë pak atmosferë disa ndeshjeve mes ekipeve rivale, do të na mungojnë edhe ata. /Vipsport.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje