Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer në ndeshjen e ditës së sotme në “Juventus Stadium” ku bardhzinjtë triumfuan me rezultatin e ngushte 2-2 kundër Sassuolos.
Sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” pas tre ndeshjeve pa shënuar gol me fanellën bardhezi, në takimin e sotëm bëri një performancë spektakolare duke realizuar që të dy golat e takimit.
Goli i parë për Ronaldon u shënua në 50-të të takimit ku me portën e boshatisur nuk e kishte aspak të vështirë për ta dërguar topin në fund të rrjetës.
Pas 15 minutash do të vinte dhe goli i dytë për bomberin e Kampionëve të Italisë që me një goditje të fuqishme me të majtën e dërgoi topin për herë të dytë në rrjetë.
Një performancë e denjë për Kristiano Ronaldon që ka qenë në qendër të vemendjes këto javë për shkak të mungesës së golit, por me paraqitjet e sotme i ka gëzuar të gjithë juventinët.
Nderkohe, Sassuolo shkurtoi rezultatin ne minuten e 91-te me ane te Babacar por qe nuk u mjaftoi te dilnin me pike nga kjo transferte.
Me këtë fitore Juventusi ruan vendin e parë me pikë të plota 12 pikë në katër ndeshje, ndërsa Sassuolo renditet në vendin e tretë me 7 pikë. (TemA)
Goli i pare i shenuar nga Ronaldo.
https://www.youtube.com/watch?v=aeuyEXp2E_E
Goli i dyte i shenuar nga Ronaldo.
https://www.youtube.com/watch?v=TjPmth-01aw
Rezultati eshte 2:1 e jo 2:2. Ndreqeni ju lutem!
Ndeshja ka dale barazim 2-2 dhe ky trapi qe shkruan thote “triumfuan”!!!!!!??????