Roma është befasuar në shtëpi nga Chievo duke humbur mundësinë për të dal me tre pikë nga ky takim dhe pse kaluan në avantazh të dyfishtë.
Giallorosët e filluan furishëm këtë takim duke shënuar shpejt golin e avantazhit me anë të Stephan El Shaaraëyt pas asistimit të Florenzit në minutën e 10-ën.
Dominimi i madh i Romës vazhdoi dhe epërsia u dyfishua pas gjysmë ore lojë kur Cristante realizoi me ndihmën e Dezkos për 2-0.
Me fillimin pjesës së dytë, Virsa realizoi me ndihmën e Rigonit për 2-1 duke hapur lojën
Një vazhdim Roma humbi ekuilibrat dhe kjo mundësoi Chievon që ta dënonte.
Stepinski në minutën e 83-të ishte i sakt për të realizuar golin e madh të barazimit për miqtë të cilët edhe një herë dëshmuan se nuk janë për t’u nënvlerësuar.
Roma hodhi gjithçka përpara në momente finale të sfidës, por nuk ja doli që të gjente golin përkundër përpjekjeve duke bërë që ndeshja të përfundonte me rezultat 2-2.
Roma ka pesë pikë pas katër ndeshjeve në vendin e shtatë, duke qëndruar katër pikë prapa Juventusit.
https://www.youtube.com/watch?v=XQYUSuFnF0s