Ish-portieri i Liverpoolit tregon si e kanë detyruar të vras njerëz me forcë: Kam akoma kujtimin e syve të tij

16 Shtator 2018, 14:24Sport TEMA

Tifozët e futbollit e kujtojnë atë si shembullin e parë të llojit të “portierëve-kloun”, që pati sukses në vitet ’80, duke arritur kulmin me belgun Jean-Marie Pfaff.

Lëvizjet e tij provokuese në vijën e portës, në Olimpico të Romës gjatë finales së Kupës së Kampioneve 1984, që Roma e humbi ndaj Liverpool, kanë hyrë në historinë e futbollit, por pas asaj buzëqeshje, Bruce Grobbelaar ka fshehur dhe fsheh gjithmonë dhimbje për atë që ka përjetuar para karrierës si futbollist, dhimbjen e dikujt që ka qenë në luftë.

Grobbelaar ka folur rreth kësaj teme në librin “Një jetë në një xhungël”.

I lindur në Zimbabve, përpara se të fillonte karrierën e portierit dhe të luante 400 ndeshje me Liverpool, Grobbelaar ka qenë pjesë e Ushtrisë Kombëtare, duke marrë pjesë në luftën civile që shkatërroi vendin në mesin e viteve 1964 dhe 1979.

Akoma e persekutojnë makthet, kur Grobbelaar u detyrua të merrte një pushkë dhe të qëllonte:

“Akoma e kujtoj herën e parë, kur kam vrarë dikë. Kam akoma kujtimin e syve të tij. E shikoja atë, zemra më rrihte pa pushim, por isha i detyruar ta qëlloja. Në fund nuk ndjen asgjë, vetëm lehtësim që ke qëlluar para se ta bënte ai.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje