Për Douglas Costa-n pritet një dënim ekstrem nga Gjykatësi Sportiv

17 Shtator 2018, 13:31Sport TEMA

Douglas Costa pritet që ta pësojë keq pas goditjeve dhe pështymës ndaj rivalit të tij Frederico Di Francesco. Gjykatësi sportiv në Itali po shikon çështjen dhe minimalisht braziliani i Juves do të dënohet nga 3 deri në 5 takime pezullim, shto këtu edhe 100 mijë euro gjobë.

Do të shikohet me vëmendje pamjet filmike ku tregohet e gjithë përplasja me lojtarin e Sassuolo-s. Ndërkohë që edhe klubi bardhezi ka vendosur që ta ndëshkojë ashpër lojtarin. Minimalisht, ai do të gjobitet 20 mijë euro, që korrespondon me 5% të rrogës së tij. Por në rast të një dënimi të rëndë, Juvja mund t’i drejtohet Kolegjit Arbitral të Lega-s, e gjoba mund të shkojë deri në 100 mijë euro.

Pasi kërkoi falje, braziliani iu përgjigj një tifozi dhe i shpjegoi atij arsyen e atij veprimi.

“Unë zgjohesha që në orën 5 të mëngjesit që kur isha 12 vjeç. Dhe ti as që e di atë çfarë ai më tha…por nuk ka rëndësi…i kërkoj falje të gjithë atyre që duhet t’u kërkoj sepse gabova.”.

Ditën e djeshme, braziliani nëpërmjet Instagram-it, pak pas takimit kërkoi falje për veprimin.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Juventusit për këtë veprim. Po ashtu, u kërkoj falje edhe shokëve të ekipit, që janë gjithmonë me mua, në kohë të mira dhe të këqija. U tregova i keq, jam i vetëdijshëm për këtë dhe ju kërkoj falje të gjithëve. Dua të vë në dukje se kjo është një sjellje e izoluar dhe se nuk përkon me atë që unë kam treguar gjithnjë”, shkroi Douglas Costa

1 komente në “Për Douglas Costa-n pritet një dënim ekstrem nga Gjykatësi Sportiv”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Sjellja më e ulët që kam parë nga një futbollist në të paktën 45 vjet që ndjek futbooll.
    Edhe goditja me grusht do ish e pa pranueshme,por gjithësesi jo kaq e ulët dhe e neveritëshme sa kjo e Costës.Ajo sjellje flet shumë për karakterin e keq të këtij futbollisti nga i cili pritet akoma më keq.Meriton një dënim shumë të rëndë.Jo vetëm në para.Me largim nga fusha për kohë shumë të gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje