Shpëtim Gjika "shpërthen" ndaj kryebashkiakut të Vlorës dhe presidentit të Flamurtarit: Burra s’u them dot…

17 Shtator 2018, 11:42Sport TEMA

Pasuesi i tij në krye të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhe administrator i klubit kuqezi, Sinan Idrizi, e quajtën “zevzek” para dy ditësh, në një inspektim që i bënë vendit ku do të ngrihet qendra e madhe sportive në qytetin bregdetar.

Dhe nuk ka vonuar përgjigjja e njeriut që ka dhënë shumë për futbollin vlonjat në rolin e presidentit-kryebashkiak, Shpëtim Gjika.

Ja reagimi i plotë i Gjikës përmes Facebook:

“Faleminderit Super Sport! Faleminderit, që pas kaq vitesh, në këtë moshë, më mundësove të shoh “live” dy meshkuj (burra nuk u them dot) të “mikloheshin”, të “komplimentoheshin”, të “përkëdheleshin” e pothuajse “të ledhatoheshin” me njëri-tjetrin, për ta mbyllur më pas me një “hot përqafim”!

Dhe në momentin që ata “dy meshkujt” (se burra nuk i quaj dot) e vendosën se, “armiku” i dashurisë së tyre, paskam qenë unë me “zevzekllëkun” tim në fb, kaluan në orgazëm! Më pas, njëri nga “meshkujt” “fluturoi” në ajër, ndërsa “mashkulli” tjetër “zbriti” me këmbë në tokë!

Çfarë tha Sinan Idrizi për Gjikën

Kemi një problem të thjeshtë fare, e kam gjithmonë me kryetarin. Ka ardhur në dy ndeshje të ndryshme. Në një kemi fituar, në një tjetër kemi humbur. Kur fituam ne nuk tha askush që është shans Tan Leli, kur humbëm thanë të gjithë që erdhi Tan Leli, ndaj humbëm. Tani është ‘keq me burrë, keq pa burrë’. Kryetari i bashkisë nuk është vetëm sot pranë ekipit, por është gjithmonë.

Por ka një gjë qytetare të llojit të veçantë që ndryshe nga ai zevzeku i ‘Facebook’-ut që bezdis në çdo kohë dhe në çdo vend, Leli i qëndron pranë Flamurtarit, gjithmonë si një regjisor i mirë dhe ka informacion të saktë në çdo kohë, pa fyer qytetin, pa e bezdisur dhe pa e shkatërruar.

Nuk do të thotë të vish çdo ditë dhe të bësh pjesën e shout gjasme pas ekipit, se je një tifoz i çmendur emocionalisht, por është një kryetar racional në drejtim të sportit dhe i ndjeshëm në çdo hap për çdo gjë që ndodh në qytet. Dritan Leli do të vijë dhe ne do të superfitojmë, jo fitojmë”.

3 komente në “Shpëtim Gjika “shpërthen” ndaj kryebashkiakut të Vlorës dhe presidentit të Flamurtarit: Burra s’u them dot…”

  1. Atdhetari says:

    o Shpetim ti e ke treguar me vepra se je “goxha burre” , e masakrove Vloren me lejet e ndertimit pothuajse te gjitha abuzive . I hoqe Vlores bukurine mahnitese dhe pasurove ca çapaçule ,kostot e te cilave do ti mbash mbi supe deri sa te te harrohet emri.
    Prandaj mbylle sqepin se sa here flet na kujton masakren urbane dhe allishverishet qe bejne ca si soji jot. Jo se ky i sotmi eshte me i mire , ky nuk ka ne dore asnjegje ,po lere fare debatin e shiko lutu te te fali zoti mekatet .

  2. i pa meshirshmi says:

    IK ORE MARHEM QE I KE BER GJEMBEN VLORES E MOS FOL PER BURRERI SE ATE QE KE NE KRAH TI TA NXUAREN NE CETE KUR ISHE NE SHKOLL NE TIRANE DHE TI PA PIK TURPI E MORE GRUA

  3. Martini says:

    Po qe qe duan kaq shume Flamurtarin le te japin ndonje lek per te nga parate qe kane vjedhur.Ky Shpetimi ka ngjare ne dajo dhe se ben dot vezen e Xhebros e Qamilit.Nuk behet dot veze struci me bythe pule o Shpetim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje