Pak ditë më vonë padia e riformuluar e trajnerit të kombëtares është pranuar nga gjykata. Panucci kërkon dëmshpërblim 100 mijë euro nga ish-presidenti Nishani.
Padia e parë u kundërshtua nga gjykata se ishte e parregullt. Këtë herë, gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të saktë padinë e Panuccit dhe i ka lënë 30 ditë kohë palës së paditur, ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishanit që të përgatisë mbrojtjen si dhe të paraqesë provat e tij.
Pasi të dy palët në proces të kenë sjellë secili provat dhe argumentet e tyre ligjore, gjyqtarja Anila Karanxha do të caktojë një datë për seancën gjyqësore.
Padia civile e trajnerit të Kombëtares Panucci ndaj ish-presidentit Nishani, ka të bëjë me një reagim të Nishanit pas ndeshjes miqësore Kosovë-Shqipëri, ndeshje në të cilën Shqipëria u mund me rezultatin 3 me 0.
Pas kësaj ndeshje Nishani, reagoi me një deklaratë në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar trajnerin Panucci si një sharlatan që shkatërroi edhe atë që ishte ngritur.
Për këtë reagim të ish-presidentit të Republikës, trajneri i kombëtares kërkon 100 mijë euro në formë dëmshpërblimi për dëmin moral që i është shkaktuar figurës së tij në publik.
Ky është precedenti i parë që trajneri i kombëtares së futbollit kërkon një dëmshpërblim të tillë për reagimet nga njerëz të politikës apo ish-drejtues të lartë të shtetit, pas humbjes së ekipit kombëtar.
Ky palluqi do të tregojë që ka personalitet
Dakord po ,veçse nuk ka produktivitet dhe veç asaj as respekt për rrogën që merr
Mundet që Nishani të jetë një president i gjymtuar por prapë qëndron më lart se një trainer një rezultate negative
Nishani e zgjodhi një parlament dhe palluqin një dukë
Palluqi duhet të deklarojë objektivat në 5 ndeshjet e ardhëshme dhe dorëheqjen e pa revokushme në se si arrin
Pastaj si palluqi të përballet me një ish të gjumtuar
Në se rezultatet janë negative atëherë kisha ka të drejtë dhe O tregu (LARGPAMËS)
E or dukë shumë të pergojojnë
E mo Albanistan do msoni dhe ju nja dite
Duka eshte njeriu me negative qe FSHF ka patur ne historine e saj
Bastardi Duka duhet shporret nga FSHF sa me pare. Veting edhe per te