“Teatri” i Neymar në Kupën e Botës, Jurgen Klopp i del në mbrojtje brazilianit

17 Shtator 2018, 17:53Sport TEMA

Trajneri i skuadrës së Liverpulit, Jurgen Klopp, i ka dal në mbrojtje sulmuesit brazilian Nejmar për veprimet e tij gjatë kompenticionit të Kupës së Botës në Rusi.

Futbollisti i Paris Saint-Germain do të jetë në Anfield të martën, ku Liverpuli do të zhvillojë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër kampionëve francezë në Grupin C.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë u kritikua gjerësisht për të mënyrën e të luajturit në Kupën e Botës, por Klopp pretendon se Neymar u veçua nga kundërshtarët e Brazilit në Rusi

Ne duam të luajmë  futboll dhe duam të fitojmë. Ne do të përpiqemi t’i shmangemi kalimeve tek ai, por është një punë e madhe për të bërë. Është e pamundur të shmangim cilësitë e tij 100%. Ai është një lojtar fantastik dhe në Kupën e Botës ai nuk ishte në 100% . 

Askush nuk e pyeti për këtë, por ai mori përgjegjësinë për të luajtur për vendin e tij, edhe pse nuk ishte në 100%. Nëse Neymar është i në formë maksimale atëherë Brazili fiton.

Unë nuk mendoj se ai është një person i cili dëshiron të veprojë ashtu, sepse nuk mund të luani futboll sikur ai, nëse veproni ashtu”, tha Kloop.

Liverpul-PSG do të jetë sfida kryesore e mbrëjes së nesërme për fazën e grupeve të Champions League e cila do të zhvillohet në orën 21:00. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje