Që kur ishte një rezervë te Real Madrid, Allegri e ka përmendur gjithmonë emrin e Isco-s. Bëhet fjalë për muajt e parë si trajner i Juventus-it, kur Max ka insistuar për ta sjellë në Torino, si playmakerin ideal në skemën 4-3-1-2 me Pirlo-n, Pogba-n dhe Vidal… por pa sukses.
Real nuk dëshironte të privohej, Juventus u përpoq dhe sot Isco vlen trefish: i paarritshëm, por bëhet fjalë për një lojtar për të cilin Allegri është gati të bëjë çmenduri.
Lojtari tjetër ka vite që ka shpërthyer dhe tani është Kampion Bote, sepse N’Golo Kante është një tjetër lojtar në listën e dëshirave të Max Allegri-t.
I dashuruar me Matuidi për vazhdimësinë, drejtimin dhe seriozitetin, Allegri në fakt është një tifoz i madh i mesfushorit të Chelsea-të, që do ta merrte menjëherë në ekip: një motor i pashtershëm, një luftëtar që do të ishte i përsosur në mesfushën e Juventus-it.
Me Marotta-n dhe Paratici-n, ai ka kryer një sondazh për të kuptuar mundësinë e transferimit, por nuk ka patur asnjë sinjal pozitiv . Deri më sot, edhe Kanté është i paprekshëm.
Ndërkohë, Allegri mund të mbështet te CR7, por mbase një ditë do të jetë në gjendje të realizojë – në Torino apo në ndonjë vend tjetër – ëndrrën për të stërvitur Isco-n dhe Kante-n …
Shiko çfare behet; mendojne per supermarketin dhe jo per futbollin!