Kompeticioni më i rëndësishëm Europian, “Champions League” do rikthehet nesër ku do të aplikohen për herë të parë me ristë e reja.
Çdo klub që është pjesëmarrës në këtë aktivitet do të përfitojë 15.25 milionë euro, ndërkohë që kësaj shifre i shtohet edhe mbarëvajtja në grup.
Çdo fitore do të ketë një një bonus prej 2.7 milion euro, ndërsa për barazimin do të përfitojnë 900.000.
Skuadrat të cilat do të arrijnë që të fitojnë të gjitha ndeshjet në këtë fazë do të arkëtojnë 16.2 milionë euro.
Sa i përket fazës së eliminimeve, për në 8-tshe çdo skuadër përfiton 9.5 milion euro, për në çerekfinale 10.5, për gjysmëfinalet 12, kualifikimi në finale 15 milion dhe për fitoren e finales 4 milion euro të tjera.
Këtë vit do të këtë ndryshimë dhe në oraret e ndeshjeve të cilat do të zhvillohen në orën 18:55 dhe 21:00.