Gruaja e Bufonit është e sigurt: Sarri po bën punë të mirë, në finalen e Champions shkon… Çelsi

18 Shtator 2018, 13:02Sport TEMA

Gafat e gazetarëve në televizione janë të pafundme, por gafa e gruas së Bufonit, Ilaria D’Amiko është epike. Në emisionin “Fuorgioco” që zhvillohet në Sky Sport, D’Amiko që njëkohësisht është edhe gazetare e komentatore sportive ka folur në lidhje me Ligën e kampionëve që nis sot.

E pyetur në lidhje me ekipet që sheh në finalen e Championsit, ajo shprehet se Sarri po bën një punë të mirë në Londër dhe se Çelsi ka mundësi reale të shkojë në finale. Deri këtu mund të duket një gabim njerëzor, por duhet menduar se do të jetë pikërisht D’Amiko ajo që do të komentojë që nga sot në Ligën e Kampionëve, ndërsa blutë e Londrës e nisin aventurën të enjten në Europa League.

“Në finale unë shoh Mançester Siti-Çelsi ose Mançester Siti-Juventus. “Qytetarët” më duken një skuadër e denjë për Champions pasi janë shumë të fortë, por me kuriozitet po shoh edhe punën e Sarrit. Ai po punon mirë pasi Çelsi ende nuk njeh humbje dhe më duket se ka mundësi reale për të shkuar në finale”, u shpreh D’Amiko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje