Klasifikimi i UEFA-s, Skënderbeu renditet më lart se ekipet e tjera të Superiores

18 Shtator 2018, 16:28Sport TEMA

UEFA ka publikuar renditjen e radhës për klubet europiane.

Klubi i Realit të Madridit vijon të mbajë vendin e parë në klasifikim dhe pas Kampionëve të Europës vjen Bajerni i Mynihut Munich.

Pjesë e “top-10” bëjnë pjesë dhe ekipet e tjera të mëdha europiane si Barcelona gjigante në kontinenet, si Barcelona, Atletico Madrid, Juventus, Sevilla, PSG, Manchester City, Arsenal dhe FC Shakhtar Donetsk.

Ndërkohë, sa u përket ekipeve të Kampionatit shqiptare, Skënderbeu renditet më lart se ekipet e tjera.

Kampionët e Shqipërisë renditen në vendin e 150-të, ndërsa Kukësi pozicionohet në vendin e 201-ti.

Më pas vijnë ekipet e tjera me Partizanin që mban vendin e 317-të, Laçi klasifikohet në vendin e 338-të, Tirana e 376-ta, Teuta e 378-ta, dhe Flamurtari i 379-ti. (TemA)

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje