VIDEO: Firmino bën mrekullinë në "frymën e fundit", Liverpuli mposht PSG-në

18 Shtator 2018, 22:58Sport TEMA

Liverpuli e ka nisur me “këmbën e mbarë” edicionin e ri të “Champions League” duke marrë një tre pikësh të artë përballë rivalëve më të fortë në Grupin C: PSG-në.

Të bësuarit e trajnerit gjerman, Jurgen Kloop, fituan me rezultatin e ngushtë 3-2 përballë Kampionëve të Francës, në sfidën e zhvilluar në “Anfield Road”.

Një start pozitiv për nën kampionët e këtij kompeticioni që rikonfirmuan dhe njëherë forcën e tyre në këtë start – ku pritet që të jenë sërish dhe pretendentët kryesor për të fituar këtë trofe.

Daniel Sturridge në minutën e  30-të i dha epërsinë Liverpulit duke goditur saktë me kokë brënda zonës, ndërsa vetëm pas 6-minutash James Milner shënoi golin e dytë për ekipin e tij nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Në minutën e fundit të pjesës së parë PSG-ja zgjohet duke shkurtuar rezultatin me anë të Muunier duke i mbyllur 45-minutat e para me rezultatin 2-1.

Ashtu si pjesa e parë dhe e dyta do të ishte spektakolare ku do të shënoheshin dhe dy gola të tjerë në minutat e fundit të ndeshjes.

Kilian Mbappe barazon rezultatin në minutën e 83-të pas gjuajtjes së saktë brenda zonës, por në minutën e fundit të lojës Firmino bën mrekullin për “The Reds” duke i dhënë tre pikët e para skuadrës së tij  që do të jetë një nga pretendentët kryesorë për të fituar “Championsin”.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni golat e ndeshjes Liverpul-PSG dhe rezultatet e mbrëmjes së sotme. (TemA)

Club Brugge-Dortmund 0-1

Crvena Zvezda-Napoli 0-0

 Galatasaray- Lokomotiva Moskës 3-0

Liverpul-PSG 3-2

 Monaco-Atl. Madrid 1-2

Schalke-Porto 1-1

Barcelona-PSV 4-0

Inter-Tottenham 2-1

Golat dhe permbledhja e ndeshjes Liverpul-PSG

Goli i pare i shenuar nga Sturridge

Goli i dyte i shenuar nga Milner

Goli i trete i shenuar nga Muuenir

Goli i katert i shenuar nga Mbappe

Goli i peste i shenuar nga Firmino

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje