VIDEO: Driblimi që pushton rrjetet sociale, Mane tallet me Nejmar

19 Shtator 2018, 09:45Sport TEMA

Liga e Kampionëve ka ngritur siparin ditën e djeshme duke dhuruar spektakël që në ndeshjet e para, ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë, por edhe momente të cilat duhen veçuar në fushën e blertë.

Një nga takimet më të bukura ka qenë përballja e Liverpulit me PSG-së, ndeshje kjo që dhuroi plot 5 gola.

“The Reds” fituan me rezultatin 3-2.

Shpesh jemi mësuar të shohim Nejmarin që dhuron spektakël në fushë, duke dribluar futbollistët në mënyrë të vazhdueshme, por këtë herë ka qenë pikërisht braziliani ai i cili ka rënë pre e driblimeve.

Në rrjetet sociale, është bërë virale një video ku Sadio Mane driblon Nejmarin, duke bërë që ku i fundit të hutohet komplet, pa ditur se ku shkoi ylli i Liverpulit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje