Armando Duka vazhdon "gjenocidin" ndaj tifozave, ja biletat e kripura që po largojnë shqiptarët nga stadiumi

19 Shtator 2018, 17:11Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit vijon politikën e saj për të larguar sa më shumë tifozët nga shkallët e stadiumeve.

Pavarsisht se Kombëtarja shqiptare ndodhet në një moment të errwt për shkak të rezultateve dhe lojrave shumë të dobëta që ka zhvilluar nwn drejtimin e italianit Krisitan Panuçi, FSHF-ja vijon të nxjerrë në shitje bileta me çmime të kripura.

Së fundmi, përmes një njoftimi për shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit, publikoi listën e çmimeve për ndeshjen miqësore që kuqezinjtë do të luajnë më datë 10 tetor në “Elbasan Arena” kundër Jordanisë.

Edhe pse është thjesht një ndeshje miqësore ndaj një kundërshtari që nuk ka ndonjë interes të madh për ta ndjekur, drejtuesit e FSHF-së nuk janë ndalur për të fituar sa më shumë para dhe nga ky takim i një niveli të ultët.

Bileta me shtrenjtë për këtë takim është 60-mijë lek të vjetra që është në Tribunën “VIP”, ndërsa në tribunat përballë, D, E dhe F, kushton 7-mijë lek të vjetram kurse në tribunën E çmimi është 10 mijë lek të vjetra.

Bileta më e lirë është ajo pas porte që ka një çmim që është 3 mijë lek të vjetra.

Më poshte është lista e plotë e çmimeve të publikuar nga Institcioni i futbollit shqiptar.

Tashmë pritet të shihet nëse stadiumi “Elbasan Arena” do të ketë një numër të kënaqshëm tifozash, edhe pse gjasat janë të mëdha që impianti të ketë një numër të ulët spektatorësh.

Vetë sfida zyrtare kundër Izraelit që ishte për eleminatoret e “Ligës së Kombeve” tregoi një numër të pakët tifozash në shkallët e stadiumit.

Presidenti Armand Duka u munuda që të justikohej me çmimet e larta duke thënë:

“Për çmimet e biletave nuk besoj se ka faj Panucci. Do të doja që publiku të hynte falas në stadium, por unë nuk mund ta bëj këtë, sepse të vetmet të ardhura që kemi si FSHF janë biletat dhe të drejtat televizive. Nuk kemi konsideruar që kur kombëtarja është mirë të rritim biletat dhe kur është keq ta ulim”

Pra, duke qenë se sipas Dukës e “vetmja” mundësi të ardhurash për FSHF-në janë biletat, kjo tregon synimin e tyre për tu pasuruar sa më shumë në kurriz të tifozave. (F,Baze-TemA)

1 komente në “Armando Duka vazhdon “gjenocidin” ndaj tifozave, ja biletat e kripura që po largojnë shqiptarët nga stadiumi”

  1. gomari says:

    Vetem shoket e mi shkojne ne stadjum…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje