Ajaksi ka bërë dëtyrën në ndeshjen parë të grupeve të kompeticionit të “UEFA Champions League” duke trimfuar në duelin e zhvilluar kundër Aek-ut.
Skuadra hollandeze fitoi me rezultatin e pastër 2-0 duke marrë tre pikët e para në Grupin E përbllë ekipit grek.
Një fitore e merituar nga ana e Ajaksit të cilët e dominuan takimin përgjatë gjithë 90-minutave.
Dy golat e fitores për ekipin e Ajaksit u shënuan në 45 minutat e dyta të sfidës, ku i pari që zhbllokoi sfidën ishte Tagliafico që shënoi në startin e pjesës së dytë, ndërsa goli tjetër u shënua nga ana e Van De Beek në minutën e 77-të që vulosi shifrat në 2-0.
Ndërkohë, në sfidën tjetër të zhvilluar po në orën 18:55 mes Shakhtar Donetsk dhe Hoffenheimit nuk pati asnjë fitues.
Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2.
Golat për ekipin e kampionatit gjerman u shënuan nga ana e Grillitsch dhe Nordtveit, ndërsa për ekipin Ukrainas shënuan Ismaily dhe Maicon.
Më poshtë golat e shënuar në të dyja sfidat Ajaks-AEK dhe Shakhtar-Hoffenheim. (TemA)
REZULTATI: Ajaks-AEK 3-1
Goli i shënuar nga Tagliafico
Goli i shënuar nga Van de Beek
Goli i shënuar nga Tagliafico
REZULTATI: Shakhtar-Hoffenheim 2-2
Goli i parë i shëuar nga Grillistich
Goli i dytë i shënuar nga Ismaily
Goli i tretë i shënuar nga Nordtveit
Goli i katërt i shënuar nga Maycon