Sulmuesi i Liverpulit, Xherdan Shaqiri u rikthye të luajë në Champions League pas plot shumë sezonesh dhe herën e fundit që lojtari me origjinë shqiptare përjetonte një natë kampionësh ishte kur luante për Bajernin.
Tashmë si një “as nën mëngë” i Jurgen Klop, Shaqiri ndihet shumë i rëndësishëm te skuadra e kuqe dhe tha se është shumë i lumtur.
Ndeshja kundër PSG: “Ishte e mahnitshme. Gjithmonë është kur fiton një ndeshje para tifozëve, të cilët ishin fantastikë. Ishte një fitore e madhe për të gjithë.
Tifozët: “E ndjeva gjatë lojës sa me zë ishin tifozët. Ishte një lojë e mirë për tu parë. Ne luajtëm shumë mirë gjatë 90 minutave dhe merituam që në fund të fitojmë. Nëse do të linim pikë në ndeshjen kundër PSG-së, do të ishim shumë të mërzitur, pasi bëmë një lojë fantastike.
Aktivizimi nga stoli: “Për të qenë i suksesshëm gjatë gjithë sezonit, ne kemi nevojë për çdo lojtar”, shtoi ai. “Do të kemi shumë ndeshje të vështira, kështu që çdo lojtar duhet të jetë gati. Kemi një ekip shumë të mirë dhe çdo lojtar do të jetë i rëndësishëm gjatë sezonit”,- përfundoi Shaqiri.
Good day I am so excited I found your blog page, I really found
you by mistake, while I was searching on Askjeeve for something else,
Regardless I am here now and would just like to
say thank you for a fantastic post and a all round thrilling blog (I also love the theme/design), I don’t have time to read it all at
the moment but I have bookmarked it and also added your RSS feeds, so when I have time
I will be back to read a lot more, Please do keep up the fantastic b.