VIDEO: Pranoi propozimin për martesë gjatë fluturimit, stjuardesa pushohet nga puna

23 Shtator 2018, 10:05Lifestyle TEMA

Stjuardesa e China Eastern Airline, bëri lajm para pak kohe, për shkak se pranoi propozimin e papritur për martesë, teksa ishte në orarin e punës, gjatë fluturimit në avion.

Ajo është kthyer sërish në media, por jo me lajm të lumtur.

Kompania në të cilën punon stjuardesa e ka pushuar nga puna, me arsyetimin se ajo i ka “injoruar pasagjerët”, ndërsa duhej të kujdesej për ta gjatë fluturimit me aeroplan.

Mirëpo, ajo është arsyetuar se nuk e dinte për propozimin, të cilin ia bëri partneri që po udhëtonte bashkë me të, teksa gjithçka përfundoi brenda pak minutave. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje