Fabio Kapelo sulmon Mesin dhe Ronaldon: Nuk treguan respekt për futbollin!

25 Shtator 2018, 16:22Sport TEMA

Fabio Kapelo, trajneri i famshëm italian, i cili ka drejtuar skuadra të mëdha si Milan e Real Madrid, por edhe disa ekipe kombëtare, ka folur së fundi për “TeleDeporte” në lidhje me ceremoninë e çmimit “The Best” të akorduar FIFA. “Don Fabio” ka folur ashpër ndaj Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit.

“Është mungesë e theksuar respekti për lojtarët, gazetarët dhe botën e futbollit. Kur jepen çmime, janë të gjithë prezentë. Ndoshta kanë fituar shumë çmime dhe nuk u pëlqen të marrin pjesë në të tilla ceremoni, por në jetë duhet të sillesh mirë si kur fiton, ashtu edhe ku humb’, – ka thënë trajneri i madh italian.

Ronaldo dhe Mesi nuk ishin të pranishëm në ceremoninë e së hënës në mbrëmje, kur FIFA dha çmimin e “Lojtarit më të mirë”, që e fitoi Luka Modriç.

Mungesa e tyre është shoqëruar me komente negative për të dy yjet e futbollit botëror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje