Pogba sulmon Mourinhon për një lojë jo shumë offensive? Po, jo, mbase. Gjithsesi është shumë e interpretueshme. Normalisht, fakti që mes të dyve nuk rrjedh një gjak i qetë, nuk ka ndihmuar që në deklaratat e francezit të lexohet qëllimi pozitiv, dhe në përfundim, ajo që u konkludua, ishte se ish-juventini kishte kritikuar trajnerin e tij.
Diçka që vetë Pogba-s nuk i ka pëlqyer aspak. Mesfushori i Manchester United e la të kuptohet përmes një postimi të çuditshëm në “Twitter”, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Por mbi të gjithë atë të Djajve të Kuq që te fjalët e transalpinit kanë patur një déjà-vu.
Në profiling e tij në “Twitter” francezi ka përshëndetur të gjithë, sidoms gazetarët. “Disa persona arrijnë të krijojnë polemika, madje edhe nga një ‘mirëdita’, vetëm e vetëm për të krijtuar tension e zhurmë. Atëherë një Pogmirëdita për të gjithë, shpresojmë që të arrini ta keqinterpretoni”.
Më shumë se për kritikat indirekte ndaj mediave, postimi i Pogba-s është përcjellë në kampion e Manchester United, për faktin se ka rikujtuar diçka të rëndësishme. Në një intervistë të para 10 viteve, një tjetër kampion, që në atë kohë mbante veshur fanellën e Djajve të Kuq, e tani ka më shumë se një lidhje me Juventus, pat bërë një deklaratë të ngjashme, gati gati identike.
CR7, pikërisht ai. Cristiano Ronaldo, që në vitin 2007 ka përdorur të njëjtin concept identik në rastin e një itnerviste për “The Guardian”.
Asaj kohe debatohej për një penallit jo shumë të qartë në favor të Manchester United, që sipas Southgate, asaj kohe trajner i Middlesbrough, ishte produkt i një simulimi nga ana e portugezit. CR7 në atë rast, u mbrojt duke thënë se ishte penallti dhe më pas sulmoi, me fjalë shumë të ngjashme me ato të Pogba-s.
“Pse ndodh që kur në mes është Cristiano Ronaldo, gjithçka shndërrohet në polemikë? Ju e patë në televizor ndërsa unë e ndjeva, kishte kontakt dhe ishte penallti”.
Tashmë tifozët pyesin veten, nëse është thjeshtë rastësi, apo tentativë imitimi, kjo e Pogba me fjalët e CR7? Duke marë shkas nga rezultatet e Ronaldos me Manchester United, të gjithë shpresojnë që të jetë opsioni i dytë.(Telesport)