Ish trajneri i skuadrës së Napolit, Maurizio Sarri, ka bërë një nisje spektakolare me skuadrën e tij Chelsea në kampionatin anglez.
59-vjeçari ka fituar pesë ndeshjet e para të Premier Leagues me “Blutë e Londrës” si dhe ka marrë një barazim duke u futur menjëherë në listën e trajnerëve të sukseshëm italian që kanë drejtuar në këtë kampionat.
Maurizo Sarri po ndjek një linjë të shkëlqyeshme të menaxherëve italianë të cilët kanë qenë gjithsej 12 dhe ata kanë fituar 13 trofe të mëdha, duke përfshirë katër Premier League, katër FA Cup dhe një Ligë të Kampionëve.
Në një sondazh të kryer të nga BBC se cili trajner italian ka qenë më i sukseshmi në Premier League, emri fitues është ai i ish trajnerit të Leicester dhe Chelsea Claudio Ranieri.
Ranieri mori 43% të votave, ndërsa pas tij në vendin e dytë u klasifikuar Carlo Ancelotti që aktualisht drejton Napolin në Serinë A. (TemA)