Gazetari: UEFA nuk ka këllqe të merret me Juventus e Realin, kapet me Skëndërbeun

24 Shtator 2018, 10:37Sport TEMA

Trukimi i ndeshjeve është një nga temat më të nxehta në botën e futbollit.

Vetëm dy ditë më parë u arrestua trajneri i kombëtares së së futbollit për femra Armir Grima për trukim të ndeshjeve.

Kjo temë u diskutua edhe në emisionin ‘Fair Play’ në Ora News, ku gazetari  njohur sportiv Ervin Baku bëri akuza të forta ndaj UEFA-s.

Baku tha se UEFA nuk ka këllqe të merret me skuadra të mëdha si Juventus e Real Madrid ndaj kapet me skuadra të vogla si Skëndërbeu.

Ervin Baku: “Ndodh si tek ne, një i varfër mund të vjedhë 2 kile mish dhe bën 5 vite burg, kurse deputeti vjedh miliona dhe është akoma aty e na shet mend ne. UEFA nuk ka këllqe të merret as me Juven, as me Realin, as me Bayerin apo Livepoolin por merret me ne.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje