Kukësi thyen Kamzën, vendos Shameti

23 Shtator 2018, 20:59Sport TEMA

Kukësi ka mundur minimalisht Kamzën, duke marrë fitoren e tretë rresht në kampionat, për të kapur kështu vendin e dytë në renditje pas Skënderbeut.

Kapiteni Ylli Shameti, i rikthyer pas një dëmtimi, ishte heroi të të tijëve në këtë takim, pasi shënoi golin e vetëm, me një goditje tepër të bukur pas gjysmë ore loje.

Skuadra e Cungut përfitoi krijoi një aksion të bukur që u finalizua me golin e kapitenit, i cili ia kushtoi atë Besar Musollit të dëmtuar, që po e ndiqte ndeshjen nga tribuna. Në pjesën e parë të dy skuadrat dhuruan lojë të shpejtë me raste të mira që nxorën në pah cilësitë e portierëve Frashëri dhe Avdyli.

Edhe në pjesën e dytë Kamza provoi të gjente golin e barazimit me Fukuin dhe Plakun, por pa ia arritur.

Edhe Kukësi kërkoi golin e sigurisë duke iu afruar shumë me Rexhinaldon, por sulmuesi nuk mundi të mposhte Avdylin.

Me poshte klasifikimi pas javes peste i Kategorise Superiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje