Nga të gjitha pozicionet në klub, sot, më së vështiri është të përcaktohen apo të përshkruhen detyrat, kompetencat dhe përgjegjësitë e drejtorit sportiv, po ashtu ndodh që këto kompetenca apo përgjegjësi të jenë në kontradikta me pozicionin e trajnerit, prandaj në disa shtete, psh:në Britaninë e Madhe, Spanjë, Gjermani ka filluar të shuhet pozicioni i drejtorit sportiv dhe ky pozicion aktivizohet atëherë kur bordi menaxherial e vendos ndryshe edhe atë pavarësisht nga marrëveshja me trajnerin, psh: Reali i Madridit e pezulloi këtë post duke e cilësuar si të parëndësishëm në kohën e udhëheqjes së Jose Mourinhos dhe bordi Real Madridit pranoi si fjalë të fundit, fjalën e Jose Mourinhos, dhe në këtë proces drejtori sportiv Jorge Valdano mbeti i pa punë.
Në Gjermani po ashtu pozicioni i drejtorit sportiv është tradicionalisht shumë i rëndësishëm dhe në atë pozicion emërohen legjendat e klubit, psh: Uli Hoeness për 20 apo 30 vite ka qenë drejtor sportiv te Bayern Munich dhe ka qenë alfa dhe omega për gjithçka në klub.
Por, të qartësojmë për lexuesin, kuadrot në sport zakonisht janë të ndara në tri grupime kryesore: Kuadrot Organizative udhëheqëse (Bordi, kryetarët, këshilltarët profesional, drejtori sportiv, etj).
Trajnerët dhe kuadri tjetër profesional (kryetrajneri, trajnerët, ekipi mjekësor, këshilltarët për planifikim). Kuadrot mbështetëse apo përcjellëse (përgjegjësitë për mirëmbajtjen e objekteve, gazetarët, kameramanët etj).
Pra edhe nëse klubi e përcakton pozicionin e drejtorit sportiv si nevojë të rëndësishme, atëherë ai do të duhej të, marrë pjesë në mbledhjet e bordit por pa të drejtë vendimmarrje. Përgjegjës dhe jo vetëm vëzhgues për rezultatet e ekipit të parë së bashku me stafin teknik.
I propozon Bordit drejtues trajnerin për ekipin e parë, bashkëpunon me stafin teknik rreth plan-programit të punës me të gjitha parametrat e vendosura nga stafi teknik. Propozon dhe jep në miratim planin-financiar për çdo sezon futbollistik.
Organizon ndeshjet “miqësore” dhe ato me karakter garues për ekipin e parë dhe atë të të rinjëve. Po ashtu, drejtor sportiv nuk do të duhej të ishte: Personi pa kualifikim pa shkollimin e duhur për këtë profil, personi që kryen aktivitete të lojërave të fatit.
Menaxher i lojtarëve apo personi që merret me transferimet e lojtarëve, aksionari i klubit, personi që është anëtar i një klubit tjetër, personi që është në lidhje familjare me anëtarët e bordit apo që kanë ndonjë aktivitet të përbashkët, personi që në momentin e thirrjes së kryesisë ka me pak se dy muaj anëtarësi në klub.
Çdo klub ka specifikat e veta por sistematizimi i mirë i vendeve të punës, njohja e mirë e detyrimeve dhe kompetencave të punës, shtrirje racionale dhe konkrete i kuadrove në vertikalen dhe horizontalen e klubit shmang mundësitë e konfliktit të brendshëm në kanalet komunikuese në klub dhe është një mundësi më e mirë për një rendiment apo rezultatet më të mira. (SS)