Janë luajtur sot 6 ndeshje të kampionatin gjerman, të cilat ishin të vlefshme për javën e katërt të Bundesligës.
Takimi i parë ishte ai mes Ausburgut dhe Verder Bremenit, që pa miqtë të fitonin me vështirësi 2-3.
Takimi i radhës ishte mes Herta Berlinit dhe Borusia M’Gladabah, ku nuk munguan golat. 4-2 triumfuan vendasit, që zhysin akoma dhe më shumë në krizë M’Gladbahun.
Dortmundi ka zhgënjyer, pasi ka marrë vetëm një pikë kundër Hofenhaim, në barazim 1-1, shkruan “Vipsport”.
Nurembergu ka mposhtur pastë Hanoverin 2-0, ndërsa Frajburgu dominoi Volfsburgun në fushën e këtyre të fundit, duke i mposhtur 1-3.
Takimi përmbyllës ishte ai mes Shalkes dhe Bajernit, kryendeshja e kësaj jave.
Kampionët në fuqi triumfuan kundër nën kampionëve dhe golat nga Levandovski dhe Hames Rodrigez mjaftuan që Bajerni të merrte një fitore të pastër, 2-0.
Ausburg – V. Bremen 2-3
Berlin – B. M’Gladbah 4-2
Hofenhaim – B. Dortmund 1-1
Nuremberg – Hanover 2-0
Volfsburg – Frajburg 1-3
Shalke – B. Mynih 0-2