Shaqiri shkëlqeu pjesën e parë, Klopp rrëfen pse e sakrifikoi te Liverpool

22 Shtator 2018, 20:44Sport TEMA

Jurgen Klopp deklaroi se sakrifikoi Xherdan Shaqiri në pushim të ndeshjes ndaj Southampton sepse kërkonte të kishte më shumë kontroll mbi ndeshjen.

Në debutimin e tij si titullar me të Kutë, Shaqiri shkëlqeu gjatë pjesës së parë, në atë fitore 3-0 në Anfield, duke detyruar kundërshtarin të shënonte atë autogol nga Hoedt, për të qenë më pas protagonist me një goditje dënimi fantastike, me topin që u përplas në trekëndëshin e portës, për tu shndërruar më pas në asist për golin e Salah.

Mes atyre dy golave shënoi edhe Joel Matip, me të “Kuqtë” që dominuan totalisht, por trajneri Klop vendosi të zëvendësojë Shaqirin, që e nisi lojën në një mesfushë me tre.

“I thash Shaqirit se nuk kam zëvendësuar kurrë më parë në pushim të ndeshjes një futbollist që kishte rezultuar kaq vendimtar në pjesën e parë të lojës, por ne kërkonim të kishim më shumë kontroll mbi lojën.

Ai nuk ishte i dëmtuar. Shaqiri është një djalosh fantastik.

Goditja e dënimit ishte e jashtëzakonshme.

Ai tentoi gjithçka dhe është një futbollist i mirë për ta patur në ekip. I shkëlqyer në fazën ofensive, i nevojitet të punojë më shumë në atë difensive”, deklaroi trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje