Mezani e nis me fitore, Luftëtari merr tre pikët e para përballë Teutës

22 Shtator 2018, 17:55Sport TEMA

Luftëtari zhvilloi një ndeshje mjaft të bukur në Gjirokastër me në krye Gentian Mezanin duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Teutën.

Vlonjati debutoi me fitore, ndërsa ky ishte suksesi i parë për bluzinjtë pas pesë ndeshjesh. Në krahun tjetër Teuta pësoi humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Sinjalin e parë e japin miqtë pas një goditje dënimi, Progni provon, por Ruçi largon rrezikun (17′). Luftëtari regjistroi rastin e parë të rreziksëhm pas 30′ minutash lojë, por Hidi pret pa vështirësi. Pas një krosi nga e djajtha Shkurjta gjuan drejt portës, por topi nuk ka forcën e duhur ndërsa Ymeraj nuk arrin ta devijoj dhe sfera përfundon në duart e Hidit (30′).

Në minutën e 37′ Luftëtari kaloi në avantazh pas një aksion mjaft të bukur. Jackson hedh një top në zonë për Radovic, i cili gjen Shkurtajn dhe ky i fundi i pamarkuar në zonë nuk e ka të vështirë të mposht portierin Hidi.

Ky fraksion u mbyll me Teutën në sulm. Bregdetarët kërkojnë barazimin pas nëj goditje dënimi, por Progni nuk ka saktësi dhe sfera përfundon jashtë.

Pjesa e dytë nisi me një zëvëndësim. Shkëmbi hodhi në fushë sulmuesin Kruja për Traore, i cili ishte më i dobëti në 45′ minutata e para.

Luftëtari rrezikon brenda pak minutash dy herë portën e Hidit, por veternai mbyll me vështirësi. Në krahun tjetër bregdetarët përgjigjen me Prognin, i cili godet me kokë, por Ruçi në dy kohë, kontrollon me vështirësi.

Në aksionin e radhës të rrezikshëm Luftëtari, shënoi edhe golin e qetësië me anë të Rrapos, i cili shkarkoi të mjatën duke tundur rrjetën e Hidit dyfishoi shifrat në të 59′. 4′ minuta më vonë bluzinjtë shënuan edhe golin e qetësisë me Milosavljev, i cili i dha goditjen e nokautit bregdetarëve.

Teuta përveç disavantazhit numerik minutat e mbetura detyrohet t’i luajë edhe me një lojtar më pak, pasi Sidibe largohet me karton të kuq, gjithsesi nuk dorëzohen. Pas një aksioni të shpejtë Latif rrëzohet në zonë dhe Jorgji akordon 11-m (76′).

Latif merr përsipër ekzekutimit, afrikani gjuan dhe shkurton diferencën duke shënuar golin e dytë këtë sezon.

Teuta merr zemër dhe i afrohet golit të dytë, por Ruçi tregohet i saktë.

Pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme, ndeshja përfundoi me fitoren e vendasve 3-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje