Zlatan Ibrahimoviç mund të vendosë për të lënë MLS pas vetëm një viti dhe të mbyllë karrierën e tij futbollistike aje ku e nisi futbollin: në Malmö .
Skuadra e parë ku suedezi ka luajtur i ka ofruar atij një kontratë, ndërkohë që ka marrë prej tij një gjysmë përgjigje pozitive:
“Vërtetë, kam marrë propozimin e tyre. Unë nuk e mbyllë derën. Unë kurrë nuk kam fituar një kampionat në Suedi dhe është një trofe që më mungon në këndin e trofeve të mi.”
Edhe mediat amerikane nuk janë të befasuara nga një largim i mundshëm nga i bomberit suedez nga Los Angeles Galaxy, vetëm pas një sezoni.
Malmö dëshiron që ta ketë sërish pjesë të klubit të saj Zlatan Ibrahimovicin i cili ka luajtur me këtë fanellë për dy sezone në vitet 1999-2001 duke u zhvilluar 46 ndeshje dhe shënuar 17 gola, por që nuk arriti dot që të fitonte asnjë trofe. (TemA)