Perez me fjalë të mëdha për Zidane dhe Ronaldon: Reali do jetë përgjithmonë shtëpia e tyre

23 Shtator 2018, 14:18Sport TEMA

Florentino Perez ka folur para medias për pikëpamjet sportive, ekonomike dhe institucionale për sezonin e ri futbollistik në Asamblenë e zhvilluar sot në Madrid.

“Real Madridi ka bërë histori me futbollin në kampionatin evropian dhe basketboll, për këtë jemi shumë krenar. Ky projekt ka nisur që në vitin 2000 dhe ka ecur mjaft mirë. Reali është i vetmi ekip që ka marrë tre tituj Championsi rresht. Këto trofe të arritur deri më tani, janë rezultat i projektit tonë sportiv. Kemi lojtarët më të mirë në botë dhe Spanjë.

Fondacioni Real Madrid

“Kemi ndryshuar jetën e afërsisht 900 mijë fëmijëve, jemi në 80 vende të ndryshme, gjithashtu jemi pranë njerëzve më të mirë”- tha Perez për projektin që klubi ka ndërtuar për Fondacionin Real Madrid.

Niveli ekonomik

“Jemi klubi që jemi rritur financiarisht, më shumë se çdo institucion tjetër sportiv në botë.

Cristiano

“Një nga liderët dhe golashënuesit më të mirë në historinë e klubit. Një pasues i denjë i Di tetanos. Ai ka qenë një model dhe historia e tij do të tregohet brez pas brezi. Një shembull për të gjithë ata që duan të veshin këtë këmishë. Faleminderit shumë Cristiano”.

“Lojtarët më të mirë në botë janë këtu. Kemi një grup fantastik. Një Modric që u shpall lojtari më i mirë i Botërorit dhe mesfushori më i mirë në Champions, që e meriton të jetë “Më i miri”. Gjithashtu edhe Varane që u shpall kampion me Francën në Rusi.

Zidane

“Një tjetër model i yni përgjithmonë. Si trajner i ekipit të parë që ka stërvitur në histori, gjigantët e Real Madrid. Është një nga legjendat tona, njësoj si Cristiano, kjo është shtëpia e tyre përgjithmonë”- përfundoi Perez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje