Skandali, hiqet si i deleguari i Federatës dhe vjedh në dhomat e zhveshjes

23 Shtator 2018, 15:00Sport TEMA

Një burrë që u hoq si i deleguari i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka bërë “namin” në dhomat e zhveshjes gjatë një ndeshje të kampionatit amator mes Montesarchio dhe Virtus Liburia (Avellino).

Para ndeshjes, ai u paraqit te dy skuadrat dhe arriti pa shumë probleme të marrë nga stafet përkatëse çelësat e dhomave të zhveshjes.

Askush nuk dyshoi, pasi ndodh shpesh që të deleguarit e FIGC të zbarkojnë në kampionatet amatore për të kontrolluar incidentet me tifozerinë.

Pasi pa pjesën e parë pa lëvizur për asnjë moment nga karrigia në zonën pranë fushës së lojës, i “deleguari i FIGC” shkon në dhomat e zhveshjes, ku me çelësat në duar arrin të kontrolljë imtësisht për parà në e sende të tjera me vlerë.

Kur ndeshja mbaron skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes i gjejnë ato përmbys, teksa mungojnë edhe karta krediti nga portofolet e tyre apo edhe dokumente e çelësa makinash.

Mashtruesi, pasi kishte mbaruar punë, kishte lënë çelësat pranë dhomave të zhveshjes dhe ishte larguar me makinë. Nuk kanë shpëtuar nga kjo masakër edhe gjyqtarët e ndeshjes, shkruan “Telesport”.

Të gjithë kanë denoncuar ngjarjen, por për momentin nuk ka asnjë gjurmë të hajdutit, që ka mundur të mashtrojë të gjithë si i deleguar i Federatës së Futbollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje