Mbyllet pa fitues sfida mes Kastriotit dhe Laçit

23 Shtator 2018, 17:48Sport TEMA

Kastrioti dhe Laçi kanë ndarë nga një pikë në takimin e vlefshëm për javën e pestë të Kategorisë Superiore.

Takimi i luajtur në “Redi Maloku” ka pasur brenda gjithçka, duke përfshirë golat, kartonët e kuq apo edhe nervozizmin por ka munguar fituesi.

Në minutën e 47, Çela është larguar me karton të kuq, ndërsa Najdenov nga Laçi është larguar në minutën e 65.

Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi, Roxher Zhunior ka shënuar një supergol, ndërsa Smaçi ka barazuar pak minuta para fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje