Atalanta befason Milanin, merr një pikë në "San Siro"

23 Shtator 2018, 20:12Sport TEMA

Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 kundër Atalantës, edhe pse kaloi dy herë në avantazh dhe ishte përgjatë gjithë takimit duke dominuar.

Skuadra e Gatuzos krijoi dhe u mundua shumë në 90 minutëshin kundër Atalantës, por miqtë cinikë arritën të mos dilnin pa pikë nga “San Siro”.

Higuain shënoi i pari, që në minutën e dytë, duke iu dhënë avantazhin kuqezinjve dhe duke i çuar në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Me startin e së dytës, Papu Gomez do të barazonte gjithçka dhe ndeshja u vu në ekuilibër.

Por vetëm 7 minuta më vonë, në minutën e 61′, Bonaventura do të kalonte sërish në avantazh “Djallin” dhe ky gol dukej se do iu jepte fitoren.

Por Rigoni në limitet e kohës shtesë përfitoi nga përgjumja e Milanit për të barazuar, duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje