Pas vendimit “Arrest me Burg” që Gjykata e Krimeve të Rënda dha për trajnerin e Kombëtares shqiptare të Femrave, Armir Grima, që ishte pjesë e grupit “Bajri”, ka ardhur dhe reagimi nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.
FSHF ka vendosur që që të pezullohë përkohësisht Grimën nga funksionet që Institucioni i futbollit shqiptar i kishte besuar – ku përveçse ishte trajeri i Kombëtares së Femrave ishte edhe në rolin e administratorit të stadiumit “Loro Boriçi”, që menaxhohet nga FSHF.
Grima sipas FSHF-së do të jetë i pezullar deri në zbardhejn e plotë të kësaj ngjarje.
Kujtojmë që ish portieri i njohur shkodran u arrestua për trukime të ndeshjeve dhe ndeshja ku dyshohet se Grima është përfshirë është ajo e Kategorisë së Parë mes Vllaznisë B dhe Tërbunit të Pukës. (TemA)