Lulzim Basha thotë se kryeministri Edi Rama është gënjeshtar dhe duhet të largohet.
Lideri i demokratëve ka publikuar një video në facebook, duke prerë dhe montuar disa nga deklaratat e shefit të qeverisë.
Pas çdo deklaratë të Ramës në video thuhet se ai gënjeu.
Basha thotë se “Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting në politikë pa vonesë!”
“Dy vjet më parë Edi Rama mohoi mbjelljen e të gjithë vendit me kanabis. Edi Rama gënjeu.
Tre vjet më parë Edi Rama mohoi se kishte futur kriminelë në kuvend.
Edi Rama gënjeu. Sot Edi Rama kundërshton vettingun në politikë dhe mohon lidhjet me krimin.
Edi Rama përsëri gënjen. Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting në politikë pa vonesë”, shkruhet në videon e publikuar nga Basha.(TemA)
….te mos kete merak basha …nuk ja merr askush fronin e genjeshtarit…ai ka kaluar ne nje faze me te larte…te krijimit te fimave …te llojit babale…po investon seriozisht..
Po mirë more injorant kush të beson ty me një mal me gënjeshtra vrasje vjedhje mashtruesi etj etj ????