“Çështja Xhisela Maloku”, Prokuroria merr në pyetje motrën dhe nënën e saj

28 Shtator 2018, 12:41Kronika TEMA

Prokuroria ka marrë në pyetje nënën dhe motrën e Xhisela Malokut, vajzës që denoncoi për përdhunim dhe më pas tërhoqi denoncimin për djalin e deputetit te PS-së, Rrahman Rraja. 

Kanë qenë oficerët e policisë gjyqësore që kanë marrë dëshminë e tyre. 

Marrja në pyetje e nënës dhe motrës së Xhensila Malokut vjen dy ditë pas publikimit të rastit në media nga një intervistë e ish oficerit të policisë Emiljano Nuhu. 

Ndërkohë, ish-punonjësi i Policisë në Stacionin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu, në këtë intervistë pretendon se është kërcënuar me armë në kokë në zyrën e tij nga vëllai i deputetit të PS-së së Krujës, në prani të Taulant Ballës dhe kryebashkiakut Artur Bushi.  (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje