Dita e derbit, dilema në të dy formacionet

28 Shtator 2018, 13:54Sport TEMA

Derbi i mbrëmjes së sotme do të jetë përballja e 150 mes Tiranës dhe Partizanit. Të kuqtë janë më favoritë, pasi në pesë vitet e fundit janë më superiorë ndaj bardhebluve, ku kanë fituar dhe barazuar të gjitha ndeshjet, ndërkohë që nuk kanë humbur asnjë prej tyre.

Këtë herë presioni bie mbi Tiranën, jo vetëm sepse luan në fushën e saj, por edhe se tifozët kanë vite që presin një fitore në derbi. Ndërkohë që 5 pikë në tabelën e klasifikimit në 5 javë kampionat janë shumë pak për brazilianin Ze Maria.

Për takimin e sotëm janë ideuar dhe ndryshimet në formacionet respektive. Ze Maria ka një dilemë në mbrojtje, atë të Marvin Turtullit që nuk ka qenë këtë javë në formë optimale, por edhe në krahun e majtë të sulmit Oduamadi është në “pole” me Sentamu-në, i cili është në formën e duhur për të dalë në fushë që nga minuta e parë. Gjithashtu, është ulur në stol Eni Imami, për t’i lënë vendin në formacion Erjon Hoxhallarit.

Te Partizani situata është pak më e qetë. Trashi është pozicionuar në të majtë të mbrojtjes, por tekniku shpesh i ka ndërruar jelekun me Renaldo Kalarin.

Ky i fundit është “ekspert” i ndeshjeve derbi, pasi edhe ka shënuar në disa të tillë. E njëjta situatë edhe për shkodranin Hebaj, i cili ka humbur terren përballë Mensah-ut. Nuk dihet se kush do e nisë sfidën që nga minuta e parë, Gega do ta përcaktojë vetëm para nisjes së ndeshjes.

Kategoria Superiore| Java e 6-të

Tirana – Partizani 19:45

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Berisha, Hoxhallari, Daja, Maveje, Hasani, Cobinah, Blzaevski, Oduamadi. Trajner: Ze Maria

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Asani, Telushi, Hila, Mala, Bardhi, Mensah. Trajner: Skënder Gega

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje