Pavarësisht fitimit të kupës së 13 të Champions League sezonin e kaluar nga Real Madrid, Carles Puyol beson se nëse Barcelona do të bënte një kampionat të tillë si ai i madrilenëve vitin e kaluar, klubi do të ishte masakruar nga kritkat. Kampionët e Europës ishin jashtë garës për titull më shpejt nga sa ata do të donin, por e shpëtuan sezonin e tyre duke fituar Championsi-n e tretë radhazi.
“Barcelona gjithmonë ka luftuar për gjithçka,” tha Puyol gjatë hapjes së “Cruyff Court”. “Nëse Barcelona do të bënte një sezon si ai i Real Madrid sezonin e kaluar, ata do të ishin masakruar. “Ata u përqendruan tek Champoins League, por tek Barça nuk mund ta bësh këtë, ne kemi mentalitet tjetër”. Përjashtimi i Lionel Messit nga finalistët e çmimit të FIFA-s “The Best” shkaktoi disa polemika dhe kjo është diçka për të cilën Puyol është në mëdyshje.
“Është e pazakontë që Leo të mos jetë aty”, tha ai. “Ai është më i miri në botë pa dyshim dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Modric është një futbollist i shkëlqyer dhe bëri një sezon shumë të mirë, por për mua Messi është më i miri. “Leo nuk mund të fitojë gjithmonë, ne do të duhet të bënim një trofe për të dhe një tjetër për të tjerët”.
Puyol ripërsëriti besimin e tij se Barcelona do të luftojë në të gjitha frontet këtë sezon. “Duhet të luftojnë për të gjithë titujt por nëse duhet të zgjedhësh mes Champions League dhe Kupën e Mbretit, atëherë do të zgjidhja Champions League. Gjithsesi, mbi të gjitha qëndron La Liga, që është shumë e rëndësishme”.
.. NUK E KUPTOVA PSE KY “ASTER” E BRAKTISI FUTBOLLIN , NE KOHEN KUR SHKELQENTE ..?! .. MESI “MBAHET ,”KJO DIHET , POR JU LUTEM GAZETAREVE TE “TEMES” TE ME NDIHMOJNE TE PLOTESOJ BOSHLLEKUN ..!