Zyrtare: VAR do të vendoset në “Champions League” në sezonin 2019/2020

27 Shtator 2018, 15:22Sport TEMA

Sistemi VAR do të jetë zyrtarisht pjesë e kompeticionit të “Uefa Champions League” në sezonin 2019/2020.

Komiteti Ekzekutiv i Uefa-s vendosi futjen e teknologjisë në fushë pas një viti pritje – dhe për herë të parë do të jetë në ndeshjet e playoff-it në muajin gusht.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha:

“Ne jemi të bindur se prezantimi i Video Asistentëve në Gusht 2019 do të na japë kohë të mjaftueshme për të vendosur një sistem të fuqishëm dhe për të trajnuar zyrtarët e ndeshjeve për të siguruar një zbatim efikas dhe të suksesshëm të VAR në Ligën e Kampioneve. “.

VAR do te aplikohet dhe në Superkupën e ardhshme të Europës, më 14 gusht në Stamboll, dhe më pas do të nis zyrtarisht edhe në kompeticionin e “Champions League”.

Sistami VAR do të aplikohet dhe në “Europa League” në sezonin 2020-2021. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje