Bie edhe Reali, Sevilla e mposht për 39 minuta

26 Shtator 2018, 23:50Sport TEMA

Reali i Madridit nuk arriti të përfitojë nga humbja e Barcelonës ndaj Leganesit, për t’u shkëputur në krye të renditjes, teksa u dorëzua pa kushte në transfertën andaluziane.

Skuadra e drejtuar nga Julen Lopetegui u mposht me rezultatin e thellë dhe të pastër 3-0 nga Sevilla, në një sfidë ku gjithçka u vendos në 45 minutat e para.

Ish sulmuesi i Milanit, portugezi Andre Silva ishte ai që shënoi dy golat e parë për andaluzianët, ndërsa Ben Yader vulosi rezultatin 3-0, kur kronometri shënonte minutën e 39′.

Në pjesën e dytë Reali u përpoq të rihapë takimin, por pa sukses, teksa edhe njëherë që shënoi me anë të Modriç, pa që goli t’i anulohej pas ndërhyrjes së VAR-it, për një pozicion milimetrik jashtë loje.

Gjithsesi, pavarësisht humbjeve të sotme, Barcelona dhe Reali i Madridit vijojnë të qëndrojnë në krye të renditjes së kampionatit spanjoll me nga 13 pikë në 6 javët e para.

1 komente në “Bie edhe Reali, Sevilla e mposht për 39 minuta”

  1. Tr says:

    Korça( skenderbeu) e ka fajin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje