“Carabao Cup”/ Është Çelsi që triumfon në “Anfield”, në Londër festival golash

26 Shtator 2018, 23:06Sport TEMA

Rezultat tenistik në Londër, aty ku Uest Hami ka shkatërruar 8-0 skuadrën e Maklesfielld, një rezultat rekord për skuadrën londineze.

Por nuk kanë ndaluar këtu golat, pasi edhe në dy stadiume tjera në kryeqytetin anglez ka pasur shumë gola.

Arsenali ka triumfuar 3-1 kundër Brentford, ndërsa Totenhami ka barazuar me Uotfordin, me rezultatin 2-2 dhe u deshën penalltitë që të vendosej fituesi.

Stouk Siti është mundur nga Notingam Forest me rezultatin 3-2 dhe duket se ish-skuadra e Shaqirit është në krizë që pas rënies nga kategoria.

Kryendeshja e këtij raundi të tretë në “Carabao Cup” ka qenë padiskutim ajo mes Liverpulit dhe Çelsit.

Dy skuadra që kanë bërë një start sezoni thuajse perfekt u përplasën me njëra-tjetrën dhe fitimtarë në fund, dolën Blutë e Londrës.

Të besuarit e Sarrit arritën të përmbysnin disavantazhin 1-0 dhe të fitonin 2-1, me gola të Emerson (79’) dhe Hazard (85’).

Arsenal – Brentford  3-1
Liverpul – Çelsi  1-2
N. Forest – Stouk Siti 3-2
Uest Ham – Maklesfielld 8-0
Totenham – Uotford  2-2 (4-2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje