VIDEO: “Ne këto ndeshje gjujm”, si shiten biletat e derbit në treg të zi

26 Shtator 2018, 21:22Sport TEMA

Këtë të premte do të zhvillohet ndeshja e shumë pritur e Kategorisë Superiore, që do të jetë derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi” në orën 19:45.

Një duel që pritet me mjaft interes nga i gjithë opinioni sportiv, por sidomos nga ana e tifozerive që janë “qershia mbi tortë” e kësaj super sfide me mbështetjen e jashtëzakonshme që i japin skuadrave të tyre të zemrës si dhe me keorografitë që ato shpalosën.

Impianti i stadiumit “Selman Stermasi” pritet të jetë i mbushur plot për të ndjekur këtë takim, pasi shitja e biletave ka qenë në ritme mjaft të larta.

Por, edhe kësaj here shitja e biletave ka nisur me probleme, pasi tregu i zi po funksionon paralelisht me pikat zyrtare.

Pas ankesave të shpeshta të tifozave për këtë fenomen ende të pazgjidhur, TemA TV, shkoi në pikën zyrtare të shitjes së biletave pranë stadiumit “Selman Stermasi” ku u ndeshëm me një nga personat që shesin bileta me çmim të lartë.

Në tribunat C1/ C2/ D1/ D2/ E/ F/ G1/ G2 dhe / H2 –  çmimi është 4-mijë lekë të vjetra, ndërkohë që shitja në treg të zi është me një çmim thuajse dyfish më të lartë pasi kushton 10-mijë lek të vjetra.

Shitësi thekson qartë se ky është një rast që ata mezor presin për të përfituar para në mënyra jo korrekte.

Ky është një fenomen shqetësues për të gjithë sportadëshit të cilët sa herë ka ndeshje të rëndësishme përveçse duhet që të paguajnë çmime të kripuara – janë të detyruar të ndeshen dhe me të tilla skena që i detyrojnë për të paguar më shumë para për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës.

Kjo është dhe një mungesë kontrolli nga organizatorët e ndeshjeve dhe Institucionit të futbollit shqiptar të cilët ende nuk e kanë zgjidhur këtë fenomen shqetëuses për tifozët. (Përgatiti Fatjon Baze)

1 komente në “VIDEO: “Ne këto ndeshje gjujm”, si shiten biletat e derbit në treg të zi”

  1. FSHF MAFIA says:

    Skandaloze,,,, prandaj kane perfunduar stadiumet bosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje