Modestia e Oscar Tabarez, refuzon statujën në nder të tij

26 Shtator 2018, 16:10Sport TEMA

Oscar Tabarez ka treguar edhe një herë se është modest ashtu sië të gjithë e njohin, pasi e ka refuzuar propozimin për ndërtimin e një statuje për nder të tij.

Trajneri i përfaqësueses uruguaiane ka refuzuar propozimin e bërë nga Bashkia e Montevideos, për vendosjen e një statuje të teknikut 71-vjeçar në qendër të qytetit, pikërisht për të nderuar atë.

Oscar Tabarez është një rekordmen absolut për sa i përket drejtimit të një kombëtareje të vetme, pasi është i vetmi trajner që ka qenë në stolin e Uruguajit në 4 edicione të Kupës së Botës; në vitin 1990, atë 2010, vitin 2014 dhe atë 2018.

Tani, ai është gati të vendosë rekorde të reja, por pa nderime speciale, siç është rasti i ngritjes së statujës së tij në qendër të kryeqytetit uruguajan.

Janë vet drejtuesit e Bashkisë së Montevideos që kanë konfirmuar gjithçka, duke shpjeguar edhe arsyen e refuzimit të Tabarezit në lidhje me këtë çështje.

Sipas tyre, Tabarez e refuzoi ngritjen e statujës, pasi do të shkatërronte frymën e bashkimit, të cilën po kërkon që ta krijojë dhe inkurajojë te përfaqësuesja uruguajane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje