Bashkëjetesa midis Mourinhos dhe Pogba-s duket të jetë e pamundur, pas shumë përplasjeve që kanë ndodhur javët e fundit.
Pas tensionit të eliminimit të United në Kupën e Ligës nga Derby County, këtë të mërkurë në seancën stërvitore të Manchesterit, si trajneri portugez edhe mesfushori francez kanë pasur një përshëndetje të ftohtë.
Video e tregon shumë qartë të gjithë tensionin e të dy pjestërve të Manchester United – ku fytyra e Pogba-s tregon qartë zemërimin ndaj Mourinhos.
Një luftë e hapur që është e destinuar të përfundojë vetëm me largimin e një prej të dyve.
Mourinho e bëri Pogba-n lojtarin më të shtrenjtë në histori kur ai nënshkroi atë nga Juventusi për 117.5 milionë dollarë në vitin 2016, por forma e tij gjatë dy sezoneve të fundit në “Old Trafford” nuk ka qenë në nivele të larta. (TemA)
JUST IN! ?
Frosty footage just in from @ManUtd's training session between Paul Pogba and Jose Mourinho… ❄️
What has been said between the pair this morning? ? pic.twitter.com/nRiTEgDJlH
— Sky Sports News (@SkySportsNews) September 26, 2018