Tri pikë të arta për Interin, Fiore del pa pikë nga “San Siro”

25 Shtator 2018, 23:06Sport TEMA

Një Ikardi magjik i ka mjaftuar Interit që të marrë tri pikët e radhës në kampionatin italian, që tashmë po ndjek një ecuri shumë të mirë.

Fitorja 2-1 kundër Fiorentinës në “San Siro” ishte e treta radhazi për zikaltrit, që duket se kanë gjetur një stabilitet në rezultate.

Fitorja kundër Totenhamit në Champions League duket se iu ka dhënë shumë besim djemve të Spaletit dhe pas triumfit kundër britanikëve, kanë arritur të mposhtin Sampdorian dhe Fiorentinën në kampionat, brenda 4 ditësh.

Një javë shumë pozitive për Interin, që vazhdon ngjitjen drejt tabelës së Serie A me këtë sukses, zikaltrit ngjiten në vend të pestë në renditje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje